Muslimanët boshnjakë apelojnë vendimin e gjykatës që shfajësoi Serbinë nga gjenocidi

ID:19286
Published 25 Shkurt 2017


Anëtari muslimano-boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës ka apeluar vendimin që zhveshi Serbinë nga akuzat e gjenocidit gjatë viteve 1992-1995 të luftës civile. Ai ka hapur një rast me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë.

Anëtari i presidencës, Bakir Izetbegoviç po kërkon të kthejë vendimin e OKB-së, duke u thënë gazetarëve në Sarajevë se “kërkesa është duke u paraqitur në këtë moment”, sipas Reuters.

“Unë mendoj se jam në rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë,” shtoi ai.

Ankesa është duke u nisur pikërisht pak para skadimit më 26 shkurt të afatit 10-vjeçar për një kërkesë të tillë.

Bosnja ka tre grupe të mëdha etnike - boshnjakët (muslimanët e Bosnjës), kroatët dhe serbët - dhe qeveriset nga një presidencë tre-palëshe respektive.

Ajo fillimisht ka ngritur akuza kundër Serbisë në vitin 1993, duke akuzuar Beogradin për organizimin e një programi të gjerë “spastrimi etnik” gjatë luftës që ndau Jugosllavinë, duke marrë më shumë se 100.000 jetë njerëzish. Megjithatë, rasti u pushua dhe vetëm një akuzë për dështim për të parandaluar gjenocidin u ngrit në vitin 2007 - akuzë që ka të bëjë me incidentin e Srebrenicës të vitit 1995, kur forcat serbe ekzekutuan 8000 burra muslimanë.

Srebrenica u shpall ndër krimet më të egra që nga Lufta e Dytë Botërore, por kjo ka qenë një temë shumë e diskutueshme për ish-jugosllavët dhe për botën.

Sipas AFP, Izetbegoviç thotë se ai është i gatshëm me “argumente të reja” për këtë rast, që kanë të bëjnë veçanërisht me gjeneralin serb Ratko Mlladiç, i cili është aktualisht në gjyq në Hagë.

Ambasadorët nga vendet e përfshira në zbatimin e marrëveshjes së paqes së Bosnjes, u takuan të enjten në Sarajevë për të diskutuar se si do të procedohet. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

 
 

Share on Facebook Share on Twitter