Protestuesit islamofob të PD-ës përcajnë protestën e Zharrzës, shajnë protestuesen me shami 'ISIS, shko ne xhami' (video)

ID:19305
Published 25 Shkurt 2017


Maratonës së grevistëve të fshatit Zharrzës, të nisur tre ditë më parë i ka ardhur fundi, ndërsa kanë mbërritur në Tiranë. Marshimi i tyre ka përfundur me mbërritjen para ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë.

Protestuesit e Zharrzës janë duke protestruar para ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë. Me ta kerkojë të bashkohej edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Por shumica e protestuesve kanë kërkuar largimin e Bashës, ndërsa thërrisin në kor “Duam ministrin”, “duam zgjidhje” dhe “poshtë paritë”.

Banorët e Zharrzës në deklaratën e tyre në protestë kanë përgenjeshtruar të kenë lidhje me partitë. Qytetaret kanë 26 vjet qe shkojnë pas partive, tani le te vijnë pas qytetarëve kanë thënë ata.

Gjatë protestës ka patur edhe nje akt të rëndë islamofobie, ku një aktiviste e shoqërisë civile e mbuluar me shami, është sulmuar nga disa islamofobë të partisë demokratike pasi ajo ka bërë thirrje që partitë dhe simbolet e tyre të qëndrojnë larg protestës së drejtë të banorëve të Zharrzes. 'ISIS, shko ne xhami' i kanë bërtitur ata aktivistes muslimane.

Ata erdhën me flamujë partiak dhe me Bashën në krye. Pavarësishtë se protestuesit njëzëri thirrën 'ik ik turp turp', Basha cau turmën dhe militantët me dy gishta u thonin protestuesve të iknin se protesta ishte e tyre dhe se aktivistët e pavarur kishin ardhur për përcarje. Basha deklaronte se protestën e tyre e ka pervëtëzuar që prej 2 ditësh tek opinioni që u bë brenda në cadër. Madje deklaroi që ka demokratë qe janë nisur nga Tirana për në Zharrës - deklarojë për Gazeta Impakt aktivistja me shami, ndaj së cilës u ushtrua dhunë psikologjike dhe u hodhën fjalë ofenduese nga protestuesit e PD-ës./ Gazeta Impakt

 
 

Share on Facebook Share on Twitter