Skandal/ Si po tallet shteti me banorët e Hasit: ndihma ekonomike skandaloze

ID:20175
Published 18 Mars 2017


Shqipëria ende nuk ka një minimum jetik të përcaktuar me ligj, dhe për këtë arsye ata që marrin ndihma ekonomike shpeshherë janë të revoltuar me shumën që ua cakton puhsteti vendor.

Rrethi i Hasit është përfshirë kohët e fundit në një skandal përsa u përket ndihmave ekonomike.

Sipas informacioneve të sigurta të “Gazeta Impakt” banorët e Hasit që me datën 25 dhjetorë nuk kanë mundur të tërheqin ndihmën ekonomike për arsye të paqarta, por këtë muaj pasi morën ndihmën ekonomike janë revoltuar pasi kanë vërejtur se ajo është përgjysmuar.

Një familje 5 anatarëshe në Has deri në Dhjetorë ka marrë 2000 lekë të reja ndihmë, por tani ndihma ekonomike është përgjysmuar në 1000 lekë të reja në muaj.

Sigurisht që kjo skenë e ndihmës ekonomike është një tallje hapur me banorët e këtij rrethi në veri të Shqipërisë, që prej vitesh përveç fasadave në qytetin e Krumës qeveria nuk ka bërë asgjë tjetër për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.//Gazeta Impakt

 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter