Ekstremizëm fetarë apo egzagjerim shtetëror!

ID:20216
Published 19 Mars 2017


Ndër temat me aktuale dhe më të përfolura ditëve të sodit është ekstremizmi fetarë, sigurisht edhe pjesë e politikave manipuluese për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve për interesa të caktuara! Sado që emërtimi mund të jetë i saktë apo jo, një gjë është e sigurt që sa më musliman të jetë një musliman, ai do të jetë aq më tolerant, aq me i drejtë, aq me i ditur pra me një fjalë do të jetë vetë Islami praktik në personalitetit e një njeriu. Në këtë fenomen pra të ekstremizmit fetarë jane të përfshirë të rinjë që nga pasiviteti i tyre dhe nga mospasja zgjidhje tjetër për tu ndier të rëndesishëm në shoqëri, zgjedhin Islamin si rrugë (të lehtë apo pa kushte) për të kultivuar fanatizmin (nga injoranca) e tyre në një fejë e cila realisht është për t'u çliruar nga ato dhe gjithashtu luftonë këto cilësi. Proklamimet e tyre ne lidhje me praktikat fetare, idelogjitë duke mos lënë vend për përmisime, rigoroziteti i tyre dhe ashpërsia e mbrojtës së teorive të tyre, janë disa nga cilësitë që i përcjellin këta individë! Ndër vendet që ceket më së shumti si burim i ekstremizmit, është edhe Hani i Elezit!

Sa për t'i demantuar këto informacione që zakonisht po qarkullojnë nëpër lajme, Hani i Elezit është ndër vendet me rinin më të shëndosh në Kosove, ku droga, perleshjet mes të rinjëve, klube të natës apo edhe vetitë të tjera degjeneruese nuk egzistonjë fare, pra me një fjalë egziston një harmoni e shkëlqyer shoqërore! Në vend se shteti ynë të bashkëpunoj me Bashkësin Islame që të organizojë tubime me mesazhe senzibilizuese për t'i integruar këta të rinjë në shoqëri, përkundrazi shteti ynë vetëm sa i irritonë edhe më tepër duke organizuar bastisje, arrestime apo duke i mediatizuar (apo hiperbollizuar se ky n'a qenka rrëziku kryesorë në Kosovë) për arrestimet e tyre, ku me këto veprime vetëm sa e zgjonë mllefin e tyre dhe i jep jehonë këtij fenomeni!

Më shumë se sistemi i shtetit tonë askush nuk është më fajtore për devijimin e këtyre të rinjëve, duke mos ofruar asnjë shpresë për një të ardhme apo hapësira për aktivitete, ka ndikuar që këta të rinjë t'i qasen kësaj rruge vetëm sa për kurreshtje dhe të pavetëdishëm për atë që bëjnë, bëhen pjesë e këtij fenomeni! Vetëm nje plan afrimimi e jo gjykimi, një plan këshillimi e jo ndëshkimi, do të ishte zgjidhje për çrrënjosjen e këtij fenomeni!/ Gazeta Impakt

 
 

Share on Facebook Share on Twitter