Ngec projekti për futjen e historisë fetare në shkolla

ID:20323
Published 22 Mars 2017


Nuk ka ende një urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolla për ndryshimin e kurikulave mësimore që ka të bëjë futjen e historisë së fesë në shkolla. Ekspertët kanë nisur punën për tekstet e reja për klasën e 3, të 8 dhe të 11, por jo për kurikulën e lëndëve që lidhen me njohuritë  për fenë, ndonëse ishte parashikuar që këto lëndë të futeshin në simetrinë e dytë të këtij viti mësimor. 
Programi u tha se ishte gati dhe do të implementohej si projekt “Pilot”, fillimisht në 10 shkolla të Tiranës në semestrin e dytë të vitit shkollor që jemi. Lënda, emri i së cilës mendohet të jetë “Historia dhe kultura fetare”, do të japë koncepte mbi fenë për jo më shumë se 10 orë në muaj, për nxënës të klasave të gjashta e të dhjeta. Për nisjen e këtij procesi nevojitej trajnimi i mësuesve, pasi për lëndët fetare nuk ka staf të kualifikuar. Programi fetar në shkolla, do të ndahet mes praktikës dhe teorisë, ku pjesën më të madhe, pra 60% të mësimit do të jetë teori. 
Sipas kryeministrit Rama Projekti konsiston jo në cënimin e laicitetit, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm”.
“Do të fillojmë me një numër shkollash në zona urbane e rurale dhe për herë të parë nxënësit do të nxiten nga mësues të trajnuar enkas brenda dhe jashtë vendit të përvejtësojnë elementët e të folurit, premisat e dialogut, hapat e parë të të argumentuarit pa pasione, pa hatërmbetje, pa paragjykime, por duke zhvilluar sensin e përkatësisë falë dhe jo në pësim të dallimeve fetare”, ka vijuar më tej kryeminstri.
Kryeministri tha po ashtu se tekstet janë hartuar në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me komunitetet fetare në vend./ respublica

 
 

Share on Facebook Share on Twitter