Video skandaloze/ Lila e Sadiku i rrëfehen imamit: Si na futen priftërinjtë në dhomat e zhveshjes!

ID:20367
Published 23 Mars 2017


Lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, përfshihen në një video skandaloze. Futbollistët teksa flasin me njëri-tjetrin, tregojnë se si tallen me besimin fetar të krishterë në skuadrat që luajnë jashtë vendit.

Ka qenë imami Ahmed Kalaja, i cili ka postuar videon në Facebook-un e vet. Video zgjat 17 minuta, Lila tregon se si tallet me priftërinjtë në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t’i bekuar para ndeshjeve të kampionatit.

Shpesh ndërhun edhe Sadiku, teksa imami Ahmet Kalaja i nxit lojtarët të tregojnë historitë qesharake.

Video e regjistruar me celular, është realizuar në dhomën e Lilës, në hotelin ku u vendos skuadra shqiptare para ndeshjes me Italinë.

Ja biseda: 

Kalaja: Selam Alekum! Andi, do tregosh ndonjë të fortë ti?

Andi Lila: Lëre se pastaj thonë pse ndahet prej feje… Se unë i kam me prift…(qeshin të gjithë)

Kalaja: Çër boni ai prifti, çër bani kur erdhi atje ke ju?!

Lila: Po erdhi prifti, se vjen çdo muj prifti.

Kalaja: Që t’ju bekojë!

Lila: Po që ta bekojë. Tashi juve jua tregova tani t’ua tregoj ktyne. Edhe vjen aty ke stërvitja muj për muj edhe kemi atë grupin dhe unë desha ta nxirrja fotografi edhe erdhi aty me i dhomë të vogël me gjithë trajnerin se ishte prifti madh.

Sadiku: Ndize atë atje.

Lila: Pse u fik drita.

Sadiku: E lene se s’ka gja.

Lila: Ky është prift i modh fare, thonë kta.

Kalaja: Po pse ata priftat e tjerë që vishin ça ishin?

Lila: Ishin ma tvegjël pra. Se muj për muj çdo datë 1 bëjnë këtë te stërvitja. Se ça e kanë atë pakzimin a bekimin me ujë.

Kalaja: Bekimin, bekimin me ujë të knum.

Lila: Hedhin ujë, ruhem unë mos më kap noj pikë uji (qesh). E nejse mo kur vjen ndonjë prift që s’o aq i madh, varin turinjtë ata thonë bababa ça na paskan pru.

Kalaja: Na paskan pru nji të vogël.

Lila: Do ti një dit na erdhi ai i pari fare. Kujt ia priste menja që do vinte ai e burr, u ngritëm në këmbë të gjithë kur kalonte prifti, ça thu, i fshishin rrugën… E nejse mo erdhi ai në dhomë aty, s’kisha ku të dilsha. Mçifu anej, dil këtej, ai zgjaste dorën të gjithë i puthshin dorën, vap-vap.

Kalaja: Si e jepte dorën prifti këshu (zgjat dorën e vet, Lila tregon si e puthin dorën)?

Lila: E puthshin të gjithë. Doli trajneri më pa mua tha ky është alvanos, është nga Albania, është shqiptar. A tha kta janë besimtarë të mirë dhe vap…

Kalaja: Kështu tha?

Lila: Po re.

Kalaja: Për Zotin!

Lila: Zgjati dorën ma dha afër turinjve, me t’ia kap dorën vap si ke qenë ti mirë?! Ata të gjithë obobo na fëlliqe. Ça bon ti kshtu re? O none e zez.(Qesh) E kishte kryqin kështu me flori e me kshu. I varej mjekra. Hej Zot! Njeri i mirë than, është i mirë shumë, kur dëgjum mas ja dy javësh në Selanik e kishin kap pa brekë. (Qeshin). Rob i mirë shumë në fakt. O Zot i madh…

Sadiku: Mirë që s’të paskan heq fare. Mirë që s’të paskan zhduk ty.

Lila: Po ç’du unë (s’kuptohet çfarë thotë). Po njëherë kemi pas një trajner super besimtar i fesë.

Kalaja: I fesë atyre…

Lila: I fesë ortodokse po, ishte gjith ditën, mos them që dhe formacioni shkonte nkishë dhe e bënte aty nkishë. Mbledhte te qendra stërvitjes tonë 20 prifta për i her, vishin aty, rrishin t’u pi kafe. Ne t’u bë stërvitje, priftat atje, ky rrinte i shifte.

 

Kalaja: Prandaj ratë nga kategoria ju.

Lila: (qesh) Shpëtum, shpëtum. E nejse mo, ky shifte priftat e vazhdojmë stërvitjen, lushim e kshtu, bën një gjuajtje në portë ishin ul priftat e kishim nji zezak nga Senegali. Ishte mysliman ky, gjysmë myslimani, s’u merrte vesh ça ishte ai. Vinte u falte naj herë me ne.

E nejse mo, tu bo gjuajtje nportë ne, ky kastile ja çon topin… Se s’e fuste në formacion ktë zezakun, ia fut topit e kalon larg e çon mu ke priftat ku pishin kafe bap. 20 prifta të vësh me të zeza ul aty, e çoj topin mu atje, e përplas topin në xham te kafja i shkon priftave, u tremën ata… I thotë trajneri atij, Poli e quajnë, Pol Keita. I thotë Satana, Satana.. Dil përjasht je shejton. (Qesh) Kemi shejtonin këtu, se gja i gjujti priftit. Shejtoni dil përjasht. O Zot i modh (qeshin). Ça thu ti dhe kët e bone ti.

Sadiku: Tregoji atë të atij priftit (qesh).

Kalaja: (qesh).

Lila: Po i njëjti trajner na thotë që do të shkojmë në një vend të shenjtë që është rrugës nga Janina në Selanik. Kishim ndeshje ndaj PAOK-ut dhe do të ndalonim në Veria, ku në ato ditë kishte rënë shumë dëborë. Do shkonim në një manastir, por kishte aq borë, saqë shoferi mezi po e drejtonte autobusin. Trajneri i thoshte: futu djathtas, futu majtas; kur shikojmë ne veten në majë të malit. Çfarë duam këtu! Ne kishim ikur për ndeshje, ndërkohë që autobusi po ikte sa majtas, djathtas. Shoferi ishte si budalla dhe qull në djersë nga sikleti.

I thoshte trajnerit ku të shkonte më, ndërsa ai ia kthente: ec more, Zoti është para, ne jemi pas. Domethënë ne na ndihmonte Zoti. Autobusi u fut në mes të dëborës dhe se si kemi dalë një Zot e di. Shkuam në majë të malit në kishë, po s’dolëm nga autobusi hiç se çfarë do bënim. Ishte ftohtë dhe për më tepër te Janina ishim nja katër lojtarë myslimanë. Këto argjentinasit dhe brazilianët që kam në ekip nuk futen kurrë në kishë.

Kalaja: Nuk e pranojnë ata të futen, se janë protestantë.

Lila: Nuk e di se çfarë janë.

Sadiku: As unë nuk e kam marrë vesh se çfarë janë këta brazilianët, argjentinasit dhe uruguaianët. Gjithmonë nuk i kam kuptuar në ekipet që i kam pasur, ama kryqet dhe tatuazhet i bëjnë.

Kalaja pyet Sadikun: Po me namazin si je Armand?

Lila: Mirë jam. Një ditë gropë balli, një muaj rresht gjithë namazet (qesh). Më tha një hoxhë t’i falja të gjitha.

Kalaja pyet Lilën: Thuaje pak atë historinë me imamin në namaz, se e thua bukur. Që të bëjmë pak drejtësi…

Lila: Jo, atë nuk e them se je ti këtu.

Kalaja: Thuaje, ta kam bërë hallall.

Lila: Ishte njëri që rrinte me dele në mal dhe atë vit i kishte ecur mbarë shumë…

Lila: Sa po na shohin “live”, duket aty?

Kalaja: Janë 685… 690 direkt.

Lila: Selam Alekum.

Sadiku: Alekum Selam.

Lila: Edhe njëherë tjetër, të them një histori të bukur fare…

Kalaja: Atë, atë me imamin që ishte në namaz. Atë e tregon bukur shumë ti.

Lila: Cilin Imam?

Kalaja: Atë pra që ishte në…

Lila: Aha… Po atë s’e them unë…(qesh).

Kalaja: Që të vendosim pak drejtësi pra se po flasim vetëm për priftërinjtë…

Lila: Atë s’e them unë se je ti këtu…

Kalaja: Po s’ka problem. Ta kam bërë hallall.

Lila: Ishte njoni, dmth që rrinte veç në mal me dele. Atë vit i kishte ecur mbarë shumë. Ca të bëj. Ca të bëj, thotë ai, që të bëj pak sevap. Ku janë njerëzit e mirë? Te xhamia. E mirë, lidhi ato 15 dele aty tek oborri i xhamisë, por ishte njeri i trashë dhe nuk kishte komunikim. Ishte dy metër dhe mori një thikë, por thikën e kishte të madhe, shkoi te dera e xhamisë dhe ia futi me shkelm derës.

Të gjithë kthyen kokën, sepse imami ishte duke folur dhe pastaj filluan të gjithë të shikonin: Ç’është ky budalla kështu?! Kur e panë atë me thikë, ngelën të gjithë… Atëherë ky thërriti me të madhe sepse ai nuk kishte komunikim, nuk dinte…: “Kush o mysliman këtu? Pytje koti në fakt, së n’xhami është kot një pytje e tillë. Kush o mysliman pra? Të gjithë ngrinë… U ngrit njoni që ishte më trim edhe tha: Unë jam mysliman, pse ç’a halli ke ti? Edhe bariu iu përgjigj: ti je mysliman, e mirë, hajde cik përjasht.

Doli ky tjetri përjasht, por asnjë tjetër nuk doli. E pyeti ky që ishte brenda në xhami: ç’a halli ke? Bariu i tha: “I sheh këto delet këtu? Zgjidh një dele, ç’a të duash, kap ç’a të duash sepse kam ardh për me bo sevap. E mori ky, e theri, ia boni gati dhe iku ky që kishte bo si trim. Fitoi.

Ky që kishte delet tani, pa la thikën, pa bo asigjo shkon te dera e xhamisë dhe i bie sërish me shkelm. Hyn me thikën me gjak edhe të gjithë thanë “obobo e paska ther të parin… (qeshin). Pyeti sërish ky “kush o mysliman”, por askush s’përgjigjej. Një çun i vogël aty i pafajshëm “mysliman kemi tha, por baboç nuk kemi”. Ky ia ktheu: “Jo more çilimi, baboç i satome…” (qeshin)

Ndërhyn Sadiku: Po ti hoxhë, po të vijë t’i bijë nanjoni derës edhe të thotë aty: kush o mysliman këtu?

Kalaja: Unë marr rrogë…

Sadiku: Do ktheheshin të gjithë nga ty edhe do thoshin: hoxha është mysliman… (qeshin)

Kalaja: Unë do them që marr rrogë për këtë punë.

Sadiku: Edhe ti mashtrues…! (qeshin)

Kalaja: Unë kam një tufë kalamaj.

Sadiku: Kjo pra është e vërteta.

Kalaja: Ky na e prishi fare, na i nxori lakrat sheshit.

Lila: Kjo është e vërtetë. Dmth, kam një shok unë, Gzimin, por është i shnosh shumë. S’po ia them emrin se mos po na shohin live. Ishim për Ramazan edhe kishte gjithë ditën uf buf. Nejse kishim ngrënë shumë, ai hëngri shumë fare, po plaste. Atë ditë ishte një çun i vogël, nja 10-12 vjeç. Ky Gzimi i thotë: “Ruhu se aq shumë kam ngrënë, saqë kur të dalim me zor po e mbaj të vjelljen”. I thashë unë: “S’të kisha parë t’i bëje presion imamit. Të gjitha i kisha pa, por këtë jo”.

Sadiku: Ku ishte për të qesh këtu se nuk e kuptova.

Lila: Muhamedi u kënaq fare.

Kalaja: Selam Alekum, Zoti ju rujt. Këto ishin momente relaksi me dy habibat. Tani do të kemi punë, sepse do të diskutojmë prapë për skemën e ndeshjes me Italinë (qesh)./panoramasport

 
 

Share on Facebook Share on Twitter