Takimi “super sekret” i MEK në Shqipëri, mos vallë Amerika kërkon të krijojë një ushtri terroriste në Shqipëri?

ID:20385
Published 23 Mars 2017


Kanali televiziv Top Channel, ditën e hënë raportoi organizimin super sekret të festës së Nevruzit nga grupi terrorist MEK në Tiranë.

Kanali në fjalë takimin e ka quajtur super sekret ndërsa Shqipërinë e cilësoi Mekë për grupin terrorist MEK. Përveç kryetares së grupit terrorist MEK në këtë takim ishin të pranishëm Elona Gjebrea zv/ministre e brendshme dhe John Bolton ish ambasador i Amerikës në OKB. Organizimi i këtij takimi sekret apo siç e ka quajtur Top Channel super sekret, ngjall shumë pyetje serioze mbi pjesëmarrjen e autoriteteve zyrtare dhe qeveritare. Cili është objektivi i qeverisë shqiptare nga pjesëmarrja në këtë takim në nivelin e zv/ministrit? Pjesëmarrja e autoriteteve shqiptare në një takim super sekret, a është kundër interesave të popullit shqiptar? Shpenzimet e ceremonive dhe takime të tjera, kush i përballon? Përse kjo ceremoni dhe ky takim duhet të jetë kaq shumë sekret? Cili është ndryshimi mes opozitës dhe terroristëve? Dhe shumë e shumë pyetje të tjera.

Mesa duket një prej shkaqeve që takimi ka qenë super sekret, janë raportet e muajve të fundit mbi pakënaqësinë dhe revoltën e anëtarëve të grupit, revoltë e shprehur në takime të ndryshme të këtij grupi. Vetëm dy javë më parë dhe njëkohësisht me fjalimin e Marjam Raxhavit në ditën botërore të gruas, disa prej anëtarëve të grupit MEK kryen revoltë dhe pasi prishën fjalimin e Marjam Raxhavit ata dolën nga salla e takimit. Këta anëtarë duke iu drejtuar Marjam Raxhavisë thanë: “Sot ka përfunduar koha e kërcënimit dhe e supremacisë tuaj. Këtu nuk është Iraku. Mos harro se Sadami është rrëzuar”.

Në takimin e organizuar në Tiranë, mori pjesë edhe John Bolton ish ambasadori amerikan në OKB. Ai është një prej atyre personave që gjithmonë ka mbështetur grupin terrorist MEK dhe ashtu siç ka thënë vetë në këtë takim ka vite që e njeh grupin MEK. Mbështetja e Amerikës për grupin MEK ka një historik të gjatë. Sa i mbështetjes së Amerikës për këtë grup ka folur edhe raporti i Associated Press, agjencia e cila përmendi faktin se shumë senatorë amerikanë kanë marrë ryshfete nga krerët e MEK për të mbajtur fjalime dhe për të propaganduar në interes të MEK. Mirëpo John Bolton gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka përmendur çështjen e riaktivizimit të MEK. Ai foli për riorganizimin dhe riaktivizimin e këtij grupi terrorist i cili për 35 vjet me radhë ka mbajtur armë, ka kryer akte terroriste dhe është përgjegjës për vrasjen e 17 mijë funksionarëve dhe qytetarëve të thjeshtë të popullit iranian.

Grupi terrorist MEK ka të gjitha karakteristikat përbërëse të një kulti dhe nuk ka asnjë lidhje me botën jashtë. Ky grup i prirur nga pikëpamjet marksiste ka pasur si objektiv vrasjen e pengjeve amerikanë në Iran dhe për këtë për shumë vite me radhë ka qenë në listën botërore të grupeve terroriste. Mirëpo sot ai mbështetet nga Amerika dhe Evropa.

Duke qenë se Bolton u shpreh për riorganizimin dhe riaktivizimin e MEK, lind pyetja mos vallë Amerika kërkon të krijojë një ushtri terroriste në Shqipëri? Kjo është një çështje e cila mund të jetë tepër e rrezikshme dhe me pasoja të rënda për popullin shqiptar. Si rezultat prania e këtij grupi terrorist që zhvillon në formë sekrete takime në Tiranë, është në favor apo tradhti ndaj kombit shqiptar?/ PT

 
 

Share on Facebook Share on Twitter