Erdogan: Turqia do të rishikojë marrëdhëniet e saj politike me BE-në

ID:20391
Published 24 Mars 2017


Turqia do të vazhdojë marrëdhëniet e saj ekonomike me Bashkimin Evropian, por do të shqyrtojë të gjitha lidhjet politike dhe administrative, duke përfshirë edhe marrëveshjen e emigrantëve, pas referendumit të ardhshëm më 16 prill, tha të enjten presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Në një intervistë me transmetuesin Turk CNN, Erdogan tha se vendet evropiane kanë lejuar evente për fushatën “jo”, ndërsa kanë ndaluar zyrtarët turq nga mbledhja e mbështetësve të fushatës “po”. Ai akuzoi Gjermaninë për mbështetje të terrorizmit, dhe tha se ai nuk kishte plane për ta vizituar vendin para referendumit.

Erdogani tha se autoritetet evropiane kanë shkelur vlerat evropiane duke ndaluar zyrtarët turq nga pjesëmarrja në mitingjet “po” referendumit, dhe duke lejuar evente për ata të fushatës “jo”.

Ai theksoi se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar lidhjet me bllokun dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim. “Shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballet BE-ja tani është qëndrimi i disa shteteve anëtare.”

Erdogani tha se operacioni i planifikuar për të përzënë Daeshin nga kalaja e tyre siriane në Raka, dhe fati i qytetit sirian të Manbixhit janë “vendime shumë të rëndësishme rajonale që ne duhet të marrim”, dhe tha se Turqia u pikëllua nga gatishmëria e SHBA-së dhe e Rusisë për të punuar me degën siriane të PKK-së, Njësitë Popullore të Mbrojtjes (YPG). / Gazeta Impakt

Burimi: DS

 
 

Share on Facebook Share on Twitter