Parlamenti Europian ndalon kanalin turk Daily Sabah, por nuk e di saktësisht përse

ID:20435
Published 25 Mars 2017


Një vendim nga PE për të ndaluar shpërndarjen e Daily Sabah në parlament, vendim i cili ka tërhequr kritika të ashpra, duket të jetë shkaktuar nga një përpjekje e deputetit hollandez të PE-së për të ndaluar gazetën, bazuar në një histori të publikuar nga një portal tjetër lajmesh

Është zbuluar se vendimi për të anulluar shpërndarjen e Daily Sabah në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar nga Presidenti i PE-së Atnonio Tajani, pasi një anëtar hollandez i parlamentit ka pranuar se ka kërkuar një ndalim për një tregim të botuar nga një portal tjetër lajmesh. Fushata e urrejtjes u nis nga demokrati Jeroen Lenaers, një anëtar hollandez i krishterë i parlamentit, kur ai i dërgoi një letër presidentit Tajani. Lenaers vuri në dukje një histori të titulluar “rrjeti i grupit terrorist Gylenist (feto) në Hollandë,” dhe pohoi se gylenisti i njohur Turan Yazir dhe anëtarë të tjerë të fetos po shënjestrohen nga Daily Sabah. Megjithatë, historia në fjalë nuk është publikuar nga Daily Sabah, por nga ekipi i web-it të gazetës së saj motër, Sabah. Kur u pyet pse Lenaers ka kërkuar një ndalim mbi shpërndarjen e Daily Sabah, këshilltari i tij për shtyp Dirk Gotink tha për Daily Sabah, “Është e qartë nga komentet tona për shtypin, apo jo?” dhe vuri në dukje historitë në mediat hollandeze, nga të cilat erdhën akuzat e Lenaers që Daily Sabah ka nën shënjestër disa qytetarë hollandezë me origjinë turke. Pas shpjegimit që historia nuk ishte e Daily Sabah, Lenaers e ndali kërkesën e tij që çoi presidentin Tajani për të ndërmarrë një vendim që është interpretuar nga shumë si një “goditje për lirinë e shtypit.”

Lenaers më vonë doli me një tjetër arsyetim, duke thënë se ai e sheh “të papërshtatshme për shërbimet e Parlamentit, të paguara me të hollat e taksapaguesve europianë, që të lehtësojë shpërndarjen e Daily Sabah, dhe vuri në dukje një artikull të një prej gazetarëve të saj, në të cilin gazetari kritikon kryeministrin hollandez për sulmin e tij fizik ndaj gazetarëve turq, diplomatëve dhe qytetarëve në Roterdam. Kryeredaktori i Daily Sabah, Serdar Karagoz tha se mendimet e gazetarëve janë pikëpamjet e tyre, dhe kontrollimi i editorialeve të Daily Sabah do të japë një pasqyrë për qëndrimin e gazetës.

Ka dhjetëra gazeta, duke përfshirë ndër të tjera gazeta kineze apo arabe në gjuhën angleze, që vijnë në qendër të shpërndarjes së PE-së çdo ditë; dhe që Daily Sabah të jetë gazeta e vetme që ndalohet, ky është një vendim shumë tronditës. Reporterja turke në PE, Kati Piri shkroi në llogarinë e saj në Twitter: “Vendim i dyshimtë për të ndaluar Daily Sabah nga PE. Liri shtypi selektive. Kurioze për të dëgjuar arsyetimin zyrtar nga @EP_President (Presidenti i PE)...”

Kur Daily Sabah e pyeti Lenaersin nëse ai është i gatshëm të punojë në drejtim të përmbysjes së ndalimit, në rast se akuzat e tij provohen që janë të gabuara, ai tha: “Nuk ka nevojë që të ndryshohet asnjë vendim.” Ndërsa si fillim e quajti shpërndarjen e gazetës si “skandaloze”, dhe më vonë anullimin e saj si një “ndalim”, Lenaers këtë herë tha, “gazeta nuk është ndaluar”, dhe ka shtuar se gazeta nuk do të shpërndahet më nga Shërbimet e PE.

Duke folur për Daily Sabah, Marjory van den Broeke, kreu i njësisë për shtyp të Parlamentit Evropian, ka konfirmuar vendimin dhe ka thënë: “Disa [anëtarë të parlamentit] nuk ishin të kënaqur me gazetën tuaj.” Ndërsa disa gazeta të tjera shpërndahen përditë në PE, kopjet e Daily Sabah janë në dispozicion vetëm të martën. Kur u pyet nëse ndalimi është zbatuar për të gjitha gazetat, Broeke tha se nuk është ky rasti, dhe pretendoi se anullimi i shpërndarjes së Daily Sabah nuk është një ndalim. “Daily Sabah nuk ësthë ndaluar nga Parlamenti Evropian. Kopjet e tij janë në dispozicion në qendrën e shpërndarjes.” Pasi iu tha se dhjetëra gazeta të tjera shpërndahen në të njëjtën mënyrë, si dërgimi i tyre në zyrat e anëtarëve të parlamentit, dhe u pyet se cila është arsyeja pas këtyre standardeve të dyfishta, Broeke e ka lënë pyetjen pa përgjigje.

Tani, është zbuluar gjithashtu se Lenaers ka folur më parë me pronarët e gazetës tashmë të shpërbërë Zaman, një gazetë në pronësi të fetos, dhe i ka bërë thirrje Ankarasë për lirimin e Mehmet Baransusë, një gazetari të dyshuar gylenist, i cili përballet me akuza të shumta penale në Turqi. Lenaers gjithashtu ka shpërndarë postimin e një të dyshuari të arratisur gylenist, Abdullah Bozkurt, i cili rregullisht akuzon Daily Sabah me akuza të rreme nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

Baransu është në gjyq për komplote të mëdha. Ish-gruaja e tij tha për mediat se ajo ishte kërcënuar nga Baransu. Ajo gjithashtu pohoi se gazetari ka marrë para nga “disa njerëz”, dhe ishte përfshirë në aktivitete me disa “prokurorë miqësorë.” Pas përpjekjes së 15 korrikut për grusht shteti, qindra prokurorë u shkarkuan nga detyra për lidhje të dyshuara me feton.

Pas deportimit të dhunshëm të familjes turke dhe ministres së Politikës Sociale ,Fatma Betul Sayan Kaya, De Telegraaf - e cila së bashku me Lenaers shënjestron Daily Sabah - heshti mbi sulmet e policisë dhe agresionin ndaj anëtarëve të shtypit në Roterdam. Për më tepër, ajo nxorri një titull skandaloz ku shkruhej “Ne jemi bosët këtu!” duke shkaktuar zemërim dhe frustrim në mesin e një gjysmë milioni turqish që jetojnë në Hollandë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua ndalimit ndërsa ai po fliste në një tubim në provincën perëndimore Denizli.

“Ata e penguan atë nga shpërndarja në PE. Ju thatë se kishte liri të shtypit [në Evropë]. Pse e keni ndaluar atë? Ju do të na jepni një shpjegim për këtë,” tha ai.

Në fotografinë e përdorur nga De Telegraaf mund të shihen edhe kopje të Daily Sabah me titullin “BE-ja vepron sikur sulmi hollandez për të drejtat demokratike nuk ka ndodhur.” Ky lajm përshkruante se si Komisioni Evropian qëndroi në heshtje kur Daily Sabah e pyeti nëse kishte ndonjë gjë për të thënë në lidhje me sulmet fizike ndaj gazetarëve turq në duart e oficerëve të policisë hollandeze. “A e miratoni agresionin e Hollandës mbrëmjen e së shtunës kundra hollandezëve me origjinë turke, diplomatëve dhe gazetarëve turq? A i dënoni ata?” Daily Sabah pyeti Komisionin e BE-së, duke mos marrë asnjë përgjigje të qartë.

Ndalimi i PE-së merr kritika të forta

Ndalimi i Parlamentit Evropian për Daily Sabah u dënua si një “masakër e lirisë së shtypit” nga Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag të premten. “Ky vendim i padrejtë i kryetarit të Parlamentit Evropian dhe aplikimi fashist i tij, është masakra e lirisë së shtypit dhe të shprehjes, dhe shkatërrimi i vlerave të BE-së”, tha Bekir Bozdağ në një seri posimesh.

Vendimi tregoi “fytyrën e shëmtuar të Parlamentit Evropian. Unë e dënoj këtë fytyrë të shëmtuar,” shtoi ai.

Ministri gjithashtu ka thënë: “Në Evropë, liria e shtypit dhe liria e shprehjes ekzistojnë vetëm për ata që shpifin për Turqinë, por kritikët e Evropës dhe të evropianëve nuk e kanë lirinë e shprehjes. Ky është një standard i dyfishtë.”

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmuş dënoi vendimin “e njëanshëm” dhe “të papranueshëm”, si dhe ka thënë se veprime të tilla “luhen nga duart e neo-fashistëve dhe neo-nazistëve.”

“Ku është liria e fjalës? Ku është liria e shprehjes?” tha ai, duke shtuar se Daily Sabah u ndalua për shkak se ajo “e mbështet haptazi fushatën ‘po’”, duke iu referuar referendumit të ardhshëm kushtetues në Turqi.

Bllokimi i shpërndarjes së gazetës, e cila më parë shpërndahej çdo të martë, është konfirmuar të enjten për Daily Sabah nga zyra e mediave të parlamentit.

Në një deklaratë gjatë fundjavës, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të hakmerret nëse gazeta do të ndalohet. Të enjten, Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe Informacionit (BYEGM) e dënoi vendimin si një “njollë e zezë” në historinë e shtypit.

Shoqata e Botuesve Anatolian (Ayd) e dënoi gjithashtu ndalimin. Duke theksuar se një ndalim i tillë nuk do të sjellë asgjë të mirë në PE, Ayd i bëri thirrje parlamentit për të ndrequr gabimin. / © Gazeta Impakt

Burimi: DS

 
 

Share on Facebook Share on Twitter