Papa: BE rrezikon të vdesë nga humbja e vlerave

ID:20436
Published 25 Mars 2017


Papa Françesku u tha të premten udhëheqësve të Evropës se kontinenti po përballet me një “vakum vlerash”, ndërsa ata festonin ditëlindjen e 60-të të BE-së, duke dënuar populizmin anti-emigrant dhe ekstremizmin që ai tha se përbën një kërcënim vdekjeprurës për bllokun.

Kryeministrat dhe presidentët e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë zbritur në Itali për të shënuar Traktatin themelues të Romës të vitit 1957, duke marrë një bekim të papës në prag të përvjetorit.

Megjithatë, festimet kanë qenë rrëmbyer nga një varg krizash, duke përfshirë trazirat e zgjatura ekonomike, një fluks emigrantësh dhe vendimin e Britanisë për të lënë bllokun, që kanë ngjallur frikë për të ardhmen e bashkimit.

“Kur një trup humbet kuptimin e drejtimit të tij dhe nuk është më në gjendje të shikojë përpara, ai po përjeton një regres dhe, në afat të gjatë, rrezikon të vdesë”, u tha Françesku udhëheqësve të mbledhur në një dhomë të zbukuruar me vizatime në zemër të Vatikanit .
/ Gazeta Impakt

Burimi: DS

 
 

Share on Facebook Share on Twitter