Imam Arben Ramkaj kritikon Imam Ahmed Kalanë

ID:20443
Published 25 Mars 2017


Qendra e Bashkepunimit Nderfetar shpreh verejtjen e saj ne lidhje me vidion e publikuar nga Imami i nderuar z. Ahmed Kalaja, bere me dy miq te tij futbollistë të kombëtares Shqiptare.

Qendra e Bashkepunimit Nderfetar konstaton ne lidhje me komentet e pakujdeseshme te shprehura ne videon tashmë publike e cila ne formen e humorit me pavetedije inkurajoji dy nga lojtaret e ekipit kombetar te Shqiperise te tregojne histori qe tejkalojne etiken ne marredhenie me kleriket e besimeve ne pergjithesi dhe ate Ortodoks ne veçanti.

Ngjarjen e vleresojme si te nxituar dhe te pa pranueshme, qendrime te tilla shume lehte mund te sherbejne per te nxitur keqkuptime duke provokuar ndjenja jo te dobishme, duke cenuar, qoftë edhe pa dashje, respektin dhe bashkjetesen e ndersjellte te mrekullueshme te besimtareve tane.
Gjithashtu, vleresojme ndjesën, qe, imami i nderuar, beri publike ne faqen e tij te facebook-ut, pas nje reagimi publik me te drejte. Por ne te njejten kohe duam te theksojme se si klerike mbartim pergjegjesi per fjalet dhe sjelljet tona, si perpara besimtareve tane, ashtu edhe ndaj klerikeve dhe besimtareve te besimeve te tjera, por edhe ndaj opinionit te gjere, qe na ndjek dhe vlereson, per te qene ne nivelin dhe perkushtimin qe kerkon misioni dhe besimet universale qe perfaqesojme.

Me këtë rast këshillojmë kleriket e tërë komuniteteve fetare që të kujdesen më shumë në drejtim te etikës së komunikimit në përgjithësi dhe prezencës në rrjetet sociale në veçanti duke uruar qe ngjarje te tilla te mos perseriten ne te ardhmen por me respekt dhe mirekuptim te vazhdojme te kontribuojme ne te mire te te gjitheve dhe te vendit tone.

Komitetiti i QBNF

 
 

Share on Facebook Share on Twitter