Britanikët protestojnë kundër daljes nga BE

ID:20469
Published 25 Mars 2017


Në ditëlindjen e 60 të Bashkimit Europian, mijëra shtetas britanik kanë protestuar në rrugët e Londrës, për të kundërshtuar vendimin për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Katër ditë më herët kryeministrja britanike, Theresa May filloi edhe zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja, shkruan Reuters.

Mijëra njerëz në duar mbanin parulla si “Stop Brexit”, dhe “Urime Ditëlindja BE”, duke kundërshtuar vendimin për largimin nga BE. //Gazeta Impakt

 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter