Lavrov: Gjendja në Jemen është katastrofale

ID:20498
Published 26 Mars 2017


Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se gjendja në Jemen i cili gjatë dy viteve të fundit ndodhet nën bombardimet e gjera të avionëve luftarakë të koalicionit saudit, është katastrofale dhe njëkohësisht kritikoi ashpër heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov të enjten në Moskë deklaroi se jemeni po përballet me një katastrofë të thellë njerëzore, mirëpo në qarqet ndërkombëtare nuk flitet shumë në lidhje me këtë çështje. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar./ PT

 
 

Share on Facebook Share on Twitter