Hezbollah kërkon dënimin e autorëve të vrasjes së komandantit të Hamasit

ID:20499
Published 26 Mars 2017


Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbollah dënoi ashpër vrasjen e Mazen Fukaha, një prej komandantëve ushtarakë të lëvizjes palestineze Hamas dhe akuzoi Izraelin për implikim në këtë vrasje.

Në një komunikatë të Hezbollahut të Libanit thuhet se “ky krim, ashtu si shumë krime të tjerë të regjimit të Izraelit, dëshmon qartë për karakterin terrorist dhe okupator të këtij regjimi”. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së dëshmorit Mazen Fukaha, lëvizjes Hamas dhe mbarë popullit palestinez, Hezbollah  theksoi se martirizimi i këtij komandanti të guximshëm të rezistencës do të forcojë edhe më shumë qëndresën e popullit palestinezë përballë regjimit kriminel dhe okupator sionist. Natën e kaluar, terroristë të armatosur martirizuan me katër plumba Mazen Fukahan, një prej komandantëve të brigadave Ezedin Kasam, krahu i armatosur i lëvizjes Hamas. Ky krim ndodhi në lagjen  Tel Alhua në jug të Gazës. Brigadat Ezedin Kasam akuzuan për këtë krim regjimin okupator izraelit./ PT

 
 

Share on Facebook Share on Twitter