Shkup, do të ndërtohet një xhami e re Osmane

ID:20501
Published 26 Mars 2017


Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV).

Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit. 

Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit. 

Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, në të do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur'an-i, sallë konferencash, mensë, shatërvan dhe ndërtesa administrative. Theksohet se me shumë karakteristika do t'i përngjaj Xhamisë Mihrimah Sultan në Edirnekapi të Stambollit dhe Xhamisë Koxhatepe të Ankarasë. 


Këshilltari për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), theksoi se projekti i Xhamisë Qendrore të Tophanës Shkup do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së. 

Ai duke theksuar se do të ndërtohet një xhami me dy minare dhe me karakteristika arkitekturore osmane, tha se Pasi që të fillojë përafërsisht brenda një kohe prej dy, dy vit e gjysmë planifikojmë ta përfundojmë. Komuna e Çairit procesin për alokimin e tokës e bëri para një viti. Kjo tokë i është alokuar Bashkësisë Islame. Në këtë tokë do të ndërtohet edhe një xhami, por edhe ndërtesë administrative e Bashkësisë Islame. Do t'i ndërtojmë të dyja së bashku. 

Alkan më tej duke theksuar se xhamia do të ndërtohet në stilin e kompleksit me karakteristika arkitekturore osmane, tha se kompania e cila e ka ndërmarrë projektin e ndërtimit ka përfunduar procesin e korporatizimit të saj në Maqedoni dhe se për sigurinë e ndërtimit është rrethuar vendi ku do të ndërtohet kjo xhami.

Xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e të gjithë besimtarëve

Alkan, tha se në të kaluarën xhamitë janë ndërtuar duke u zgjedhur një vend i mirë për to dhe më pas qyteti është formuar pas asaj.

Njëherë xhamia, e më pas ndërtesa, çarshi, pazar, vende të punës ndërtoheshin. Fatkeqësisht në periudha të fundit e kemi humbur këtë veçori. Një herë i ndërtojmë qytetet dhe pastaj kërkojmë vend për xhaminë. Këtu kemi një gjendje të tillë. Xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e të gjithë besimtarëve. Xhamia, është një fjalë që ka kuptimin bashkues, që mbledh. Në konceptin tonë të qytetërimit xhamitë janë vende ku bashkohen zemrat e besimtarëve, vende ku integrohen lutjet, adhurimet e tyre, u shpreh Alkan. 


Ai gjithashtu vuri në dukje se projekti i xhamisë është bërë duke i marrë parasysh xhematin me aftësi të kufizuar dhe gratë dhe tha se xhamia do të jetë një xhami e cila do t'i ketë të gjitha karakteristika arkitekturore që i adreson të gjithëve. 

Xhamia do të jetë me kapacitet për 1500 persona 

Nga ana tjetër shefi i kantierit, Atilla Akşirin, duke treguar se xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, tha se sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 10 mijë metra katrorë.

Akşirin tha se xhamia do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe. Pas mbylljes së rajonit të ndërtimit do të fillojnë punimet e gërmimit.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter