Vizita e presidentit Ruhani në Moskë, pikë kulmore e marrëdhënieve Iran-Rusi

ID:20503
Published 26 Mars 2017


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se vizita e presidentit iranian në Rusi është pikë kulmore e bashkëpunimit Teheran-Moskë në të gjitha fushat.

Siç njofton Zyra mediatike e Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi, zëdhënës i kësaj ministrie duke folur mbi vizitën e presidentit Hasan Ruhani në Moskë, tha se presidentët e Iranit dhe të Rusisë janë takuar 8 herë gjatë 3 viteve të fundit, por vizita e z. Ruhani që fillon ditën e hënë, është tepër e rëndësishme, sepse do të nënshkruhen mbi 10 marrëveshje bashkëpunimi që do t’i japin një shtytje të fuqishme marrëdhënieve Iran-Rusi. Ai shtoi se këto marrëveshje kanë të bëjnë me bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë, mbrojtjes, teknologjisë, informacionit, ekonomisë, shkencës, kulturës, turizmit etj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se presidentët e Iranit dhe Rusisë do të diskutojnë edhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e luftës kundër terrorizmit në rajon dhe në botë./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter