Izraeli “vret” zyrtarin e lartë të Hamasit në Gaza

ID:20504
Published 26 Mars 2017



Lëvizja palestineze e Rezistencës, Hamas, thotë se regjimi izraelit ka vrarë një nga anëtarët e saj të lartë në Rripin e Gazës.

“Hamasi bën Izraelin dhe bashkëpunëtorët e tij përgjegjës për këtë krim të urryer”, ka thënë Hamasi në një deklaratë të premten në mbrëmje, pak orë pasi disa persona të armatosur qëlluan për vdekje Mazen Fuqaha.

Izraeli “e di se gjaku i luftëtarëve nuk është derdhur kot dhe Hamasi do të dijë se si të veprojë,” shtoi deklarata.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Rripin e Gazës tha se Fuqaha, 38 vjeç, u vra në lagjen Tell-el-Hama të enklavës, dhe se për incidentin një hetim kishte nisur.

Khalil al-Haya, zëvendës shefi i Hamasit në Rripin e Gazës, tha gjithashtu se vetëm Izraeli mund të përfitojë nga vdekja e Fuqaha, i cili u lirua së bashku me më shumë se 1.000 të burgosur të tjerë palestinezë në një marrëveshje shkëmbimi të burgosurish me Izraelin në vitin 2011.

“Kjo vrasje nuk i shërben askujt veç pushtuesit (Izrael), nuk ka asnjë interes nga palët e tjera,” tha Haya.

Izzat al-Rishq, një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, tha se vrasësit kanë përdorur armë silencioze kur qëlluan Fuqahan në kokë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentojë mbi të shtënat. / Gazeta Impakt

Burimi: PT

 
 

Share on Facebook Share on Twitter