Presidenti palestinez vlerësohet me çmim në Gjermani

ID:20507
Published 27 Mars 2017


Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, është vlerësuar në Gjermani me çmimin ''Shpresë për Paqe'', raporton Anadolu Agency (AA). 

Çmimi i është dorëzuar Abbas-it, në ceremoninë 12. Steiger Award, nga gazetari Dietmar Ossenberg, aktivitet ky i organizuar në Dortmund të Gjermanisë.

Ndërsa në një fjalim të mbajtur në këtë aktivitet, Abbas ka thënë se Gjermania ka marrëdhënie të mira si me Palestinën, ashtu edhe me Izraelin. Ai ka thënë se me ndihmën e këtij vendi ata kërkojnë një zgjidhje me dy shtete.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter