RACIZMI – Sindromë e mbjellë në Botën e Bardhë

ID:20509
Published 27 Mars 2017


Kjo letër ju detikohet ju, nga paqedashësit e historisë. Teksa mbani në dorë këtë letër të bardhë vuajtjesh por tejet të nxirë, e shkruar nga tryeza e përbuzjes dhe diskriminimit, them se mund të keni pak fuqi reflektimi.

Ç’është kjo letër e shkruar do pyesni?

Vëmëndjen mos e shkëpusni,mundohuni në “emancipimin tuaj” ta lexoni deri në fund. Mos i humbni rreshtat, po ju thërras në pamundësi si për t’iu folur kurrë nga afër. Na falni që ju marë kohë,e di që ndodheni në oxhakun e ngrohtë duke shijuar një filxhan çaji dhe po luani me macet dhe qentë që ju dhuron luksi i kohës. E di që ju bezdis kjo letër e zhubrosur dhe e vrarë nga xhepat e kohës. Ende jeni të paqartë se çfarë po ndodh, por mos u mërzisni,kjo letër nuk ka fuqi shqetësimi për ju. Ju lutem mos e hidhni në zjarr se mund të ndodhë që ai zjarr të kthehet në flakë ferri nga dhimbjet e një trupi zemrash artë-dashëse. E di që e mendoni ta digjni, prandaj ju kërkoj favor.

Sytë tuaj nuk shohin, aty nuk gjendet asnjë gërmë jete. Ju nuk na dalloni asgjëkundi e si mund të lexoni? Jo, ju lutem çfarë janë ata sy që po ironizojnë me habii?! E di, nuk mundeni ta lexoni letrën me atë perde miopie.Në rregull pushoni pak të ulur në oxhak dhe shijoni një gllënkë çaji aromatik. Mundem të vazhdoj sërish tani? Mos…m’u turbullua akoma ky shkrim dhimbjesh. Se di në do mundeni ta lexoni qartë. Por ju lutem lexomëni deri në fund. Para së gjithash dua t’iu falenderoj për gjithçka më keni dhënë: strehë, veshëmbathje, shkollim, ushqim etj. E ndjevët që harrova të përmend dashuri, respekt dhe ngrohtësi??? Jo. Por ska problem. Janë pakujdesi të vogla nga ana ime. Pakujdesi!!! Goditjen e parë që ndjeva në shpirt kur isha fare i vogel është një tjetër pakujdesi. Por këtë herë ish’ pakujdesi e imja. Dreqi e marrtë… si mund të kisha dhe une fytyrën të bardhë si e juaja?! Si mund t’ia kërkoja prindërve të më ndëronin ngjyrë??? Ata nuk më jepnin dot zgjidhje, fillova të qaja me dënesë duke i urrier. Por sot ende po ju kërkoj falje që nuk munda dot ta zbardh fytyrën si ju.

I vrava prindërit, ju theva zemrën…por çfarë të bëja une i mjeri, doja ti vrisja dashuritë e tyre, për të shpëtuar lumturinë tuaj. Marrëzi apo jo? Por ju nuk më pranonit ndryshe,nuk do më falnit e di. Por ju mundohuni të më falni, o babi dhe mami im ! Jo ba’, përse po qan sërish? Ç’janë ata lotë që prej varrit trokasin? Ndali të lutem, dua të më kuptosh,zotëria i oxhakut nuk më pranonte ndryshe. Ndali lotët dhe shko mbaje në krahë nënën që po shëmbet nga dhimbja në varrin tjetër. Mos ma ler të rrëzohet në pafuqi, ndonëse tani ska më asnjë fuqi. Kuptom pak të lutem…dua t’më degjoni zërin e heshtjes o heronjtë e mi. Mam’ dëgjom pak, e shtrenjta ime ma’ . Te lutem më fal për këtë goditje që ju dhashë .

Nuk pate mundësi t’i fshish asnjë herë lotët e dhimbjes, i ke shijuar si të ishin ujë për shpirtin tënd që digjte. T’kam dhënë goditje të padrejtë ma’, t’lutem më fal. Merr forcë aty ku je. Dilja mbanë dhe për mua. Tregoji pak botës se çfarë është forca e nënës. Buzëqeshni për mua, me gjithë babin. Shttt ma’ mos vajto më, s’mundem ta dëgjoj këtë zë që po ma këput shpirtin, nuk e zbardha dot fytyrën, s’kam mundur por s’kam vdekur, më shikon? Ja tek gjendem përballë teje duke të puthur. Përse s’më shikon ? Mblidhe veten, nuk mund të dorëzohesh kështu ma’. Mos ma këput shpirtin me të tilla lëngata. Pusho mami s’mundem më . Mos mendo se të lashë vetëm, tani jemi dy. Jam pranë teje dhe tani. Zotëria i oxhakut ndjej se po na lexon… Ai do të më pranoj. E shihja vuajtjen tënde ba, dhe mami e shikonte në heshtje, ndaj… kur fytyrën nuk ma zbardhje dot po ngrije në acarin e shpirtit mbi gjithë atë heshtje.

Më në fund kuptova që fytyra nuk do më zbardhej kurrë si zotëria i oxhakut. Por çfarë mund të bëjë një portret ngjyrë çokollate, i vetëm në një botë të egër , aspak miqësore ?! Nisa të kërkoja punë ende pa e ditur se ç’do të thoshte punë , por më kot endesha nëpër dyqane, rrugica, markete… askush nuk pranonte të punësonte portretin me ngjyrën e çokollatës. Të gjithë qeshnin kur u thoja se po kërkoja punë. Disa madje me të qeshur me tallnin duke më kërkuar CV… Por asokohe se dija çfarë ishte. E s’më mbetej tjetër rrugë veçse të ulja kokën për të kërkuar diku tjetër. Në shkollë mësuesja po ankohej se kisha rënie drastike në mësime, ankohej poashtu se isha e pavëmendëshme , e veçuar nga të tjerët, kur në fakt ajo me linte në bankë të fundit vetëm, pa shokë e shoqe. Si do të mundesha të mesoja për gjëra të bukura, numra, histori…kur duhej të punoja? E mban mend kur të thirren në mbledhje ba’ ? Kishe të drejtë që më qortoje atë ditë. U turpërove përpara të tjerëve për mua teksa mendonin se mos kisha ndonjë problem mendor. Por jo ba’ ata nuk mundeshin ta kuptonin..une nuk ta zbardha dot fytyren…ata nuk më kuptonin dot kurrë.

Nisa ti braktis orët e mesimit e të kërkoja me shpresat e prera për një mundësi pune. Ti e ke ditur se gjithmonë kam qenë i dobët fizikisht prandaj as ata nuk më pranonin, pastaj as mosha …ishin te gjitha kundra meje. Po përse ata nuk e kuptonin dot nevojën që kisha për të punuar?! Kushedi sa herë e kam mallkuar veten atëherë. Si mund të isha aq i pafuqishëm… Më fal për këtë ndërprerje të papritur. Je ndjerë ndonjëherë krenar për mua ? Për mua… ? Ose… jo, mos u pergjigjë më mire. Si mund të jesh krenar për një si une?! Fundja nuk kisha asgjë që të bënte krenar. Në shkollë nuk isha nxënës i mirë, as një gjuhë të vetme të huaj nuk munda ta mësoja rrjedhshëm si shokët që ju zbardhonte fytyra…joo si ajo e mija… s’munda as të krijoja shoqëri me askënd. As në gjimnaz nuk munda të fitoja apo merrja pjese në asnjë aktivitet, madje as në kërcim nuk më lejonin,që ju e dini sa bukur kërcej… Si mund të jeni krenar për mua, kaq të pa-talent si une?! Jo ba mos mi kundërshto këto që po të them. Është hera e parë që po të kundershtoj, dhe këtë herë kam unë të drejtë. Ju e dinit se une jam vetëm një pengesë.

Shkolla e lartë ka shume shpenzime ba’…veshjet,librat.. Oooh…! Nuk mund t’ia falja vetes as për shqetësimin më të vogel. Mjaft keni vuajtur dhe ju.…ba’ e di sa është data sot ? Data shënon 30 dhjetor. E di cfare eshte ? Jo, ska problem që nuk e di, nuk është ndonjë ditë e veçantë kurrsesi! Po ba’ është ashtu sic tha mami. Eshte ditëlindja ime sot…mbush 20 vjeç. Unë e kisha harruar se sot kisha ditëlindjen, të besohet ? Hë qesh pakëz tani ba’… do ja mohosh birit tënd një buzëqeshje nga varri?! Dikur më ke pyetur se çfarë dhurate do doja për 20 vjetor, 7 vjeç isha atëherë më duket; nuk ta kam kthyer kurrë përgjigjen, prandaj dua të ta them sot. Në këtë 20 vjetor dua të të shoh të buzeqeshur Ty bashkë me mamin, aroma e parfumit tënd të ndihet kudo nëpër dhomë , me gotën e mbushur me lëng paqeje të ngreni dolli për ditët e reja qe do vijnë në vazhdim për mua. Do guxoj të të kërkoj dhe diçka tjetër ba; dua të më blesh një tortë, dhe mbi të, të vendosësh 10 qirinj. Ja, ta shpjegoj unë se përse duhen 10-të; dua të vendosësh mbi të vitet e lumturisë e të kujtoni vetëm ato 10 vite që mundëm të ishim bashkë në barake. Aty ku zemrat qeshnin e bëheshin një me harenë. Ka kaq shumë kujtime të bukura për tu parë. Të qeshura, përqafime, përralla të treguara, barcaleta, netët deri vonë, pushimet, lodrat e kushedi sa kujtime të tjera të rrenjosura në memorien tonë brenda në barake.

Qirinjtë dua ti fikni së bashku me duart shtrënguar, njeherazi do fikni dhimbjen e në shtrengimin e duarve tuaja do të gjendem unë. Ëmbëlsinë e tortës lëreni të ju përkëdheli shpirtin me dashuri. Puthmani qenien që më është ngrirë në këtë fletë të bardhë të mbushur me shkronja jete…e di,jam i sigurt që edhe zoteria i oxhakut e ka mbaruar çajin aromatik dhe vazhdon te perkedheli macen e me dorën tjetër më lexon dhe mua. Nga djali juaj që nuk e zbardhi dot fytyrën e nuk mundi t’iu bëj krenar, por ju vazhdoni ta doni shumë. Falmëni që nuk munda ta zbardh kurrë fytyrën. Mos mendoni se më humbët. Tani ju keni arsye për të jetuar, të jetoni edhe për mua. M’bamëni gjallë duke buzëqeshur e ndjerë lumturi brenda varrit. Uuups…më falni: më duhet të vrapoj…zoteria i oxhakut më në fund duket se po loton, letrën nuk e përballoj dot. Ai më në fund kuptoj se fytyra e Tij nuk është më e bukur nga fytyra ime ngjyrë çokollatë… Zoti siç krijoi atë, krijoi edhe zemrën time.

KUSH DISKRIMINON… KA FRIKË TË JETOJË I LIRË. STOP DISKRIMINIMIT RACIAL.

*Ervis Meço-Kryetari i Institutit për Dinjiteti Njerëzor


 
 

Share on Facebook Share on Twitter