Erdogan sulmon edhe Zvicrën për protestat: Një organizatë terroriste është duke marrë në dorë rrugët e qyteteve

ID:20510
Published 27 Mars 2017


Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka thërritur sot Ambasadorin e Zvicrës në Ankara, Walter Haffner, për të kërkuar sqarime mbi mitingun e organizuar në Bern, ku ka patur edhe një pankartë kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA). 

Burimet nga ministria thonë se Ambasadori është thërritur për të sqaruar mbi mitingun e organizuar nga militantë të organizatës terroriste PKK në Bern ku treguan si shënjestër Presidentin e Turqisë, Erdoğan. Ata thanë se Ambasadori është thërritur sot për shkak se ditën e djeshme ishte jashtë Ankarasë.

Nënsekretari i MPJ-së së Turqisë, Kaan Esener, thuhet se është takuar rreth orës 15:00 me Ambasadorin Haffner dhe se i ka përcjellë atij shqetësimet për çështjen në fjalë.

Burimet thanë gjithashtu se Esener i ka kërkuar Ambasadorit që të veprojnë me shpejtësi duke vënë përpara përgjegjësisë ata të cilët kanë bërë këtë veprim. Ai i ka thënë Ambasadorit se presin që ngjarje të tjera të mos përsëriten dhe të merren masa për një gjë të tillë.

Ditën e djeshme për shkak se Ambasadori i Zvicrës në Ankara nuk ndodhej në këtë qytet, në vend të tij është thërritur në MPJ, zëvendësi i tij. Ndërsa atij ishte thënë se Turqia proteston këtë veprim kundër Presidentit të vendit, Erdoğan.

 
 

Share on Facebook Share on Twitter