Spanjë, dy të arrestuar për kontrabandë të kokainës në dërgesat e bananeve

ID:20512
Published 27 Mars 2017


Policia spanjolle ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës në banane të rreme, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia hetimet në lidhje me kontrabandën e drogës i kishte filluar që nga nëntori, kur u zbulua se ajo transportohet e kamufluar në dërgesat e bananeve.

Kështu, policia në mesin e bananeve reale kishte gjetur 57 të rreme, të bëra nga një lloj i rrëshirës, në të cilat ishin shtatë kilogram kokainë, ndërsa edhe 10 kilogram kokainë të tjera ishin fshehur në kuti kartoni në të cilat transportohen fruta.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter