Rusia paralajmëron ndaj fillimit të operacionit të koalicionit amerikan në veri të Sirisë

ID:20515
Published 27 Mars 2017


Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë paralajmëroi mbi pasojat e fillimit të operacionit të koalicionit amerikan në qytetin Raka në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Interfax bën të ditur se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, duke reaguar ndaj deklaratës së Jean-Yves Le Drian, ministër i mbrojtjes i Francës, deklaroi se në rast të nxitimit me fillimin e operacionit të koalicionit amerikan në Raka, do të jemi dëshmitarë të një krize humanitare në këtë qytet. Duke shprehur dyshim mbi çlirimin e Rakas deri në fund të vitit 2017, Konashenkov tha se ky qytet do të çlirohet vetëm nëse të gjitha rrymat që veprojnë në Siri të bashkohen kundër grupit terrorist ISIS. Vlen të theksohet se ministri francez i mbrojtjes,  para disa ditësh ka deklaruar se terroristët e ISIS në Raka janë rrethuar dhe së shpejti do të fillojë operacioni i koalicionit të kryesuar nga SHBA për çlirimin e këtij qyteti./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter