Le Pen: BE është duke vdekur

ID:20518
Published 27 Mars 2017


Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës deklaroi se BE është duke vdekur sepse atë nuk e duan popujt.

Marine Le Pen deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë do të përpiqet ta shpëtojë Francën nga pasojat e vdekjes së BE. Ajo shtoi se BE është kthyer në një perandori shtypëse dhe nuk gëzon përkrahjen e popujve evropianë, prandaj ky Union po shkon drejt vdekjes. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të zhvillohet më 23 prill 2017.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter