Boeing u shet dronë luftarakë vendeve të Lindjes së Mesme

ID:20520
Published 27 Mars 2017


Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing deklaroi se u ka shitur disa vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dronë të sofistikuar luftarakë.

Sipas raportit të kanalit televiziv Sky News, Bernard Den, drejtori i kompanisë Boeing për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Turqinë, deklaroi se nevojat e vendeve arabe të Lindjes së Mesme për pajisje ushtarake kanë ndryshuar dhe Boeing është në dijeni të kësaj çështje. Gjatë viteve të kaluara administrata e Barak Obamas ka autorizuar shitjen e dronëve spiun dhe luftarakë amerikanë disa vendeve arabe të Lindjes së Mesme që janë aleate të SHBA./ PT


 
 

Share on Facebook Share on Twitter