Moska reagon ndaj sanksioneve amerikane kundër kompanive ruse

ID:20522
Published 27 Mars 2017


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë i cilësoi “joefikase” sanksionet e SHBA kundër kompanive ruse dhe shprehu keqardhjen për këto sanksione të reja që sipas saj, do të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet Uashington-Moskë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se sanksionet e reja të SHBA ndaj disa kompanive ruse nuk janë në favor të interesave të Uashingtonit, i cili nuk ka prezantuar arsye bindëse për vendosjen e këtyre sanksioneve. “Vendosja e sanksioneve ndaj kompanive ruse vetëm për shkak të bashkëpunimit të tyre me Iranin dhe Sirinë është e papranueshme”- deklaroi Zakharova duke shtuar: “Administrata amerikane po ecën në rrugën e shkatërrimit të marrëdhënieve SHBA-Rusi”.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter