Kurdët: “Vriteni Erdoganin”

ID:20523
Published 27 Mars 2017


Në mitingun e organizuar në Bern të Zvicrës kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, nga ana e përkrahësve të organizatës kurde PKK, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një pankarti u tregua si objektiv i një sulmi.

Një pankartë me sfond të zi kishte foto të Erdoğanit dhe i ishte drejtuar një armë dhe shkruante “Kill Erdogan”, (Vriteni Erdoğanin), raporton Anadolu Agency (AA). Në mitingun e organizuar në “Sheshin e Parlamentit” në qendër të Bernës, morën pjesë përkrahës të PKK, DHKP-C, YPG dhe organizatave të tjera majtiste kurde. Folësit në këtë miting bërën thirrje që në referendumin i cili do të bëhet në Turqi më 16 prill të jepet votë për “Jo”. Ndërsa ishin varur parulla në të cilat shkruhej “Jo” në gjuhë të ndryshme. Gjithashtu tërhoqi vëmendje që policia nuk ndërhyri për pankartën në të cilën, përkrahësit e organizatës PKK kishin treguar presidentin Erdoğan si objektiv. Demonstruesit mbanin flamujt e PKK-së dhe afishet e liderit të organizatës, ndërsa shpesh herë brohoritnin me slogane si “terrorist Erdoğan” dhe “diktator Erdoğan”.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter