AKU bllokon mishin e pulave dhe të derrit importuar nga Brazili

ID:20528
Published 27 Mars 2017


Një nga faktorët më shqetësues në vend padyshim që është cilësia e ushqimeve që ne çdo ditë konsumojmë. Disa prej të cilave edhe jashtë standadeve. Ndërkohë që ditën e sotme një alarm është ngritur nga autoriteti i ushqimit.

AKU ka reaguar në lidhje me importimin e mishit të ardhur nga Brazili. Aktualisht, AKU ka sinjalizuar bllokimin e ngarkesave me mish pule dhe mish derri që vijnë nga ky shtet.

“Shqipëria importon vetëm produkte të certifikuara. Nuk ka rrezik ndaj shëndetit të konsumatorit shqiptar. Të gjitha mallrat që janë importuar janë në përputhje me ligjin për ushqimin, megjithatë për momentin do të bllokohen të gjitha ngarkesat me mish pule e derri që vijnë nga Brazili” njofton institucioni.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ky bllokim do të vijojë deri në një përgjigje përfundimtare të analizave të mostrave të produkteve./Gazeta Impakt

 
 

Share on Facebook Share on Twitter