Afera e CEZ-it tek “Sheshi i Lirisë”, Basha akuzon: Pakti i zhvatjes së 600 milionë eurove u bë para se Rama të vinte në pushtet

ID:20529
Published 27 Mars 2017


Temë e protestës së opozitës në ditën e 38-të të saj ka qenë sot afera e CEZ-it, për cilin kryetari i PD-së siguroi se do t’i shkohet deri në fund.

Duke akuzuar qeverinë me në krye Ramën për rritjen e çmimit të energjisë në kurriz të shqiptarëve, ai lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit teksa u shpreh se afera prej 600 milionë euro ishte e planifikuar, e bërë përpara se Edi Rama të vinte në pushtet.

Kryedemokrati siguron se do i shkohet deri në fund zbardhjes së kësaj afere të madhe, me qëllim që përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë.

“Qindra mijëra shqiptarë të lirë që festojnë sot ditën e 38 të protestës. Ora e sotme ka në qendër të vëmendjes problemin e energjisë elektrike. Rama e rriti çmimin e energjisë, në shpatullat dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë. Goditi më fort ata në gjendjen më të dobët ekonomike. Nuk u mjaftua me rritjen e cmimit, por ishte një fushatë represioni, duke arrestuar, inkriminuar.

Afera me CEZ-in është afera më e madhe financiare në historinë e shtetit shqiptar. Komisioni hetimor u sabotua. E dëgjuat me fakte të Avokatit të Shqipërisë, e të të tjerëve se si dy mafia bashkëpunuan për të vjedhur popullin më të varfër të Tiranës.

Zhvatën nga xhepat e shqiptarëve qindra milionë euro. Detyrime të njohura. Fitime nuk pati kurrë, pasi paratë u ndanë mes mafias. E vërteta është edhe më e hidhur se kaq. Pakti për të zhvatuar 600 milionë euro u bë para se Edi Rama të vinte në pushtet. Ne do i shkojmë kësaj afere deri në fund, do bëjmë që gjithcka që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.”, tha ndër të tjera kreu i PD-së. /Gazeta Impakt 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter