Zaev: Shqiptarët të përfshihen në Qeveri, përndryshe bëhet federalizimi

ID:20532
Published 27 Mars 2017


Kryetari i LSDM-së Zoran Zav ka thënë se në qeveri patjetër të përfshihen edhe shqiptarët, përndryshe ndodhë federalizimi i shtetit.

I  ftuar në edicionin informativ të Kanal5 ku është pyetur se pse nuk pranon ofertën e Nikolla Gruevskit për të hedhur poshtë Platformën Shqiptare dhe të formoj qeveri të pakicës, transmeton Ina.

Ai ka thënë se Nikolla Gruevski po mashtron qytetarët edhe ka nxjerë në rrugë, duke nxitur konflikte ndëretnike dhe intraetnike.

“Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se kriza politike duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë./oranews

 
 

Share on Facebook Share on Twitter