Beogradi përgjigjet - Serbia i dërgon Francës të “gjitha dokumentet e fajësisë” për Haradinajn

ID:20538
Published 27 Mars 2017


Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburović ka deklaruar se tri ditë më parë, Serbia ka dorëzuar në Gjykatën franceze të Colmarit të gjitha dokumentet e kërkuara në lidhje me akuzat ndaj ish-udhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo tha se Serbia beson se nuk do të ketë asnjë arsye që kërkesa për ekstradimin e Haradinajt të refuzohet.

“Ministria e Drejtësisë ka vepruar dhe ka plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga Gjykata e Colmarit, dhe tri ditë më parë ne kemi dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, ku u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve. Unë besoj se dokumentacioni i kërkuar ka mbërritur tashmë pranë autoriteteve franceze, kështu që nuk do të ketë arsye për të refuzuar kërkesën tonë për ekstradim”, theksoi Kuburović.

Gjykata e Colmarit në Francës ka vendosur datën 6 prill si datë ku do të vendoset për ekstradimin ose jo të zt.Haradinaj, të cilin Serbia e akuzon për krime lufte.


 
 

Share on Facebook Share on Twitter