Ekstremistja Le Pen: Dorëhiqem nëse Franca refuzon të dalë nga Eurozona

ID:20541
Published 27 Mars 2017


Marione Le Pen kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës ka deklaruar se nëse plani i saj për ta nxjerrë Francën nga Eurozona refuzohet, ajo do të japë dorëheqje.

Le Pen, duke folur për radion Europe 1, përsëriti planet për të mbajtur referendum mbi monedhën euro, nëse zgjidhet presidente.

“Nëse (vota) është ‘jo’, unë do të iki. Mbështetja për Eurozonën do të thotë se populli francez “zgjedh një model të qeverisjes së imponuar” nga Bashkimi Evropian, nga i cili Le Pen dëshiron po ashtu të dalë. Vota ‘jo’ po ashtu do të nënkuptonte se 70 përqind e projektit tim nuk mund të realizohet”, shtoi Le Pen, raporton AP.//Gazeta Impakt 

 
 

Share on Facebook Share on Twitter