Gratë muslimane mblidhen në Urën Westminster, për të dënuar sulmin e “neveritshëm” në Londër

ID:20543
Published 27 Mars 2017



Gratë muslimane kanë formuar mbrëmë një zinxhir përgjatë Urës Westminster për të kujtuar viktimat e sulmit të 22 marsit.

Katër njerëz u vranë kur Khalid Masood çau me makinë midis njerëzve përgjatë trotuarit, duke shtypur disa këmbësorë dhe duke lënë tre prej tyre me lëndime fatale. Ai pastaj u përplas me gardhin jashtë Parlamentit britanik, e la automjetin e tij dhe goditi me thikë për vdekje oficerin Keith Palmer që qëndronte në roje.

Katër ditë pas sulmit që tronditi Londrën, gra me nga prejardhje të ndryshme u mblodhën së bashku në solidaritet për të dënuar krimin e tmerrshëm dhe për të treguar unitet përballë terrorit.

Shumë prej të pranishmeve ishin muslimane, të veshura me blu si simbol i shpresës dhe i paqes.

Ayesha Malik, një 34-vjeçare nga Surrey, nënë e dy fëmijëve, tha: “Si një muslimane, unë padyshim mendoj se ishte e rëndësishme të tregonim solidaritet me parimet që kemi për zemër, parimet e pluralizmit, diversitetit dhe kështu me radhë.”

Sarah Waseem, 57 vjeç nga Surrey, ka thënë: “Kur në Londër ndodh një sulm, ai është një sulm mbi mua.

“Ky është një sulm mbi të gjithë ne. Islami dënon dhunën e çfarëdo lloji. Kjo është e neveritshme për ne”.

Fariha Khan, një punonjëse shëndetësie 40 vjeçare nga Surbiton, ka thënë: “Ndjenja e asaj që ndodhi këtu të mërkurën ishte me të vërtetë e rëndë.

“Duke qëndruar këtu në këtë formë, ne imagjinojmë njerëzit e zakonshëm që ishin këtu dhe që u shtypën me makinë; ishte e tmerrshme.”

Eventit të organizuar nga Marshimi i Grave në Londër iu bashkuan njerëz me një gamë prejardhjesh të ndryshme.

Muslimanët Ahmedinë thanë se donin ta shtonin dënimin e sulmit të dhunshëm dhe të qëndronin sfidues përballë terrorizmit.

Londinezja Mary Bennett tha se ajo ishte e pranishme për të bërë një “gjest të vogël”.

Punonjësja në pension e shëndetësisë ka thënë: “Unë jam këtu për të treguar se në një mënyrë të qetë ne vazhdojmë të shkojmë aty ku ne duam dhe të bëjmë atë që ne duam në Londër.

“Ky është qyteti im. Ky është një gjest shumë i vogël, por jeta është e përbërë nga gjeste të vogla.”

Muslim

Muslim

Muslim

Muslim

Muslim

Muslim

© Gazeta Impakt

Burimi: Metro

 
 

Share on Facebook Share on Twitter